Rreth Komunës së Tearcës

Komuna e Tearcës
Komuna e Tearcës
Harta e Komunës së Tearcës
Harta e Komunës
Pamje nga Komuna e Tearcës
Pamje nga Komuna

Komuna e Tearcës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përbërje të komunës së Tearcës ndodhen 13 vendbanime, katër vendbanime janë kodrinoro-malore, ndërsa vendbanimet tjera ndodhen në luginën e territorit të komunës së Tearcës. Vendbanimet që ndodhen në territorin e komunës së Tearcës janë fshatrat:

Sllatina
Tearca
Përshefca
Gllogja
Nepreshteni
Leshka
Dobroshti
Odri
Nerashti
Brezna
Varvara
Jelloshniku
Përca

Komuna e Tearcës si komunë ekzistonte deri në vitin 1965 por që nga viti 1966 sipas Ligjit për organizim territorial i'u bashkua komunës së Tetovës. Komuna e Tearcës është e themeluar sërish që nga viti 1996, sipas ligjit për organizim territorial.

Ajo ndodhet në pjesën veriperëndimore të R.M.V. e cila përfshin një sipërfaqe prej 136.55 km² në të cilën jetojnë 17.694 banorë nga 25.638 banorë sipas regjistrimit të vitit 2021. Dendësia e popullatës rezidente në komunën e Tearcës është 129,6 banorë për km². Sipas numrit të banorëve dhe sipërfaqes që përfshin komuna e Tearcës njihet si një ndër komunat me madhësi të mesme në Republikën e Maqedonisë.

Përbërja etnike e popullsisë

84.4%
Shqiptarë
12.2%
Maqedonas
2.3%
Turq