Shpallje
14.10.2026
Kontriboni me propozimet e Juaja për Buxhetin e Komunës së Tearcës për vitin 2027
Pjesëmarrje në Hartimin e Buxhetit Komunal për vitin 2027
Të nderuar,
Komuna e Tearcës ju njofton se ka filluar aktivitetet për hartimin e Buxhetit Komunal për vitin 2027.
Me qëllim të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në këtë proces të rëndësishëm, Komuna e Tearcës fton të gjithë:
- Qytetarët
- Bashkësitë lokale
- Shoqatat
- Organizatat joqeveritare
- Mediumet
- Institucionet e tjera publike
që të marrin pjesë aktivisht në këtë proces, duke paraqitur në formë të shkruar idetë, propozimet dhe projektet e tyre, të cilat konsiderojnë se janë në interes dhe në dobi të qytetarëve të Komunës së Tearcës.
Komuna do t'i shqyrtojë propozimet e pranuara dhe, në bazë të prioriteteve dhe mundësive buxhetore, do të vlerësojë përfshirjen e tyre në Buxhetin Komunal për vitin 2027.
Për propozimet, idetë dhe interesimin tuaj, ju ftojmë të kontribuoni përmes platformës së përgatitur nga Komuna e Tearcës, duke plotësuar formularin përkatës.
Linku i formularit: https://forms.gle/E1dXiDW7k3z51vM77 (Kopjoni këtë adresë dhe hapeni në Google)
Së bashku për një komunë më të zhvilluar, më transparente dhe më pranë qytetarëve!
Komuna e Tearcës