z.Nuhi Neziri inaugurohet Kryetar i Komunës së Tearcës.

 

Posted on November 04, 2021

Pas zgjethje lokale të vitit 2021, dhe shpalljes së Rezultateve finale na KSHZ, Kryetari Nuhi Neziri bëhet Kryetar i Komunës së Tearcës me mandat 4 vjecarë. Gjatë ceremonise së inaugurimit Kryetari z. Nuhi Neziri theksoi prioritet e tij kryesore.


Komunat tona do të qeverisen bashkë, blertë, mençur, pastërt, hapur, drejtë dhe fer. Këto janë katër përbetimet tona:


1. Agjenda e blertë - Që nënkupton investim në menaxhim efektiv me mbeturinat, përfundim të rrjeteve të kanalizimit dhe ujit të pastër për pije, gasifikim, shtigje vrapimi dhe çiklizmi, parkingje, trafik të lehtësuar, më shumë gjelbërim, më shumë parqe.
2. Agjenda dixhitale - Një administratë elektronike është çelësi për shërbim efikas publik por edhe transparent duke dhënë shërbime tërësisht dixhitale. E-komuna nënkupton edhe dixhitalizim të shkollave, internet të shpejtë, cilësorë dhe të lirë në të gjitha vendbanimet si dhe infrastrukturë përkatëse.
3. Agjenda e derës së hapur dhe agjenda e përfshirjes së qytetarëve - Politika e përditshme nënkupton marrje të vendimeve të shpeshta dhe të rëndësishme të cilat ndikojnë jetën e përditshme të qytetarëve dhe të ardhmën e tyre. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarje nënkupton që vendimet e mëdha nuk do të mirren nga rrethi i ngushtë drejtues i komunës, por nga ju, qytetarët. Të gjithë kryetarët e komunave tona obligohen të organizojnë referendum për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve.
4. Agjenda zero tolerancë - Të jesh i zgjedhur do të thotë të përfitosh besimin e qytetarëve. Kryetarët tanë të komunave do të sigurojnë dhe mbrojnë këtë besim me çdo kusht. Andaj, risia e këtyre zgjedhjeve është politika ZERO, që nënkupton zero mbeturina, zero keqpërdorim, zero keqmenaxhim, zero korupsion, zero qenë endacak, zero mungesë parkingu, zero ndërtime pa leje, zero qytetarë të lënë pas dore.

 

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk