Kujdesemi për shkollat!

 

 

Shkolla fillore komunale “Ismail Qemali”, fshati Nerasht, këtë vit ka qenë e përfshirë në programën e MASH-it për rikonstruktimin e shkollave, projekt nga Banka Botërore, i cili do të zgjasë disa vite.

 

Në këtë shkollë janë realizuar punë të konsiderueshme duke e përmirësuar dukshëm ambientin në të gjithë hapësirën e shkollës:

 

- Nivelizimi i fasadës së brendshme me glet e gjithë shkollës

 

- Rregullimi i tavaneve gjegjësisht ndërrimi i pllakave të rigipsit, të cilat nuk kanë qenë në gjendje të mirë.

 

- vendosja e lajsneve nëpër dyshemetëe shkollës

 

- Ndërrimi i poçeve elektrikë është bërë nga vetë shkolla me fonde të bllok-dotacioneve.

 

Me realizimin e këtyre punëve është arritur mjaft sukses në drejtim të përmirësimit të kushteve në shkollë, për ambient më të pastër, më të këndshëm si dhe do të ndikojë edhe në efikasitetin energjetik brenda shkollës.

 

Në këtë program investues të MASH-it për rikonstruktimin, janë të përfshira edhe dy shkolla të komunës së Tearcës,SHFK" Eqrem Çabej " - fsh.Sllatinë dhe SHFK " Faik Konica " - fsh.Dobrosht. Punët në këto shkolla do të realizohengjatë vitit 2025.

 

Me respekt,

 

Sektori për arsim

 

Komuna e Tearcës

Posted on Octomber 10, 2023


Copyright © 2021 - Komuna e Tearces · All Rights Reserved