Vizitë zyrtare nga Komuna e Kelesit, Republika e Turqisë |
 |
Nga data 2 tetorë deri më 6 tetorë 2023 u realizua vizitë në Komunën e Tearcës nga
delegacioni i Republikës së Turqisë i kryesuar nga Kryetari i Komunës Kelesit, z.Mehmet KESKIN, i shoqëruar
nga z.Erdem DURGUT Inxhinier Bujqësor, z. Hamit AJGYL drejtor nga ministria e bujqësisë dhe pylltarisë, Ömer DOĞAN
drejtor i degës së Prodhimit Bimor dhe Shëndetit të Bimëve, si dhe koordinator i qendrës kulturore të Kosovës në Bursë, z.Rexhep Gyndyz.
 |
Mysafirët e nderuar u pritën nga Kryetari i komunës se Tearcës z.Nuhi Neziri, Besim Imeri udhëheqës i departamentit të
zhvillimit ekonomik lokal, Saladin Zeqiri, përgjegjës për inspektoriatin për veprimtari komunale, Atmir Luma shef i kabinetit të kryetarit
si dhe drejtori i SHFK "Kiril Pejcinoviç" - f. Tearcë z. Ruhan Ilazi.
Temë dikutimi ishte, arsimi dhe veprimtaritë prodhuese në komunën e Tearcës në fushën e bujqësise, blegtorisë, pemëtarise dhe turizmit.
 |
Misafirët vizituan nxënësit në SHFK "Kiril Pejcinoviç" - f. Tearcë, ku patën mundësin të takonin nxënësit dhe të shohin nga afër
zhvillimin e arsimit, pas kësaj vizituan dhe puntorët e ndërmarrjes komunale Higjiena të cilëve u sollën donacion veshje për punë.
 |
Ditën në vazhdim patën mundësi të shohin në terren tokat bujqësore dhe vendet ku mund të zhvillohet bujqësia si dhe prodhimet bujqësore,
pastaj vazhduan me takim të organizuar nga ana e komunës me bujqët për të parë nga afër hallet dhe problematikat me të cilat ballafaqohen
ato si bujq dhe për të marrë mendimin dhe përvojat e tyre. Gjithashtu në këtë takim morën pjesë
z.Afrim Sejrani udhëheqës i njësis rajonale të Ministrisësë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Tetovë, si dhe këshilltari z.Blerim Ismaili.
 |
 |
Ditën e fundit delegacioni ishin në vizit në Univerzitetin Shtetëror të Tetovës, ku u mirëpritën nga rektorii univerzitetit Prof. Dr. Jusuf Zejneli si dhe dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Bioteknologjisë, Doc. Dr. Bardhyl Limani.
Me shpresë se ky fillim i bashkëpunimit ndërkomunal do sjellë të mira dhe dobi për të gjitha palët pjesëmarrëse jo vetëm në planin regjional poashtu edhe në atë mediterian.
Vazhdojmë me moton "Ndërto ura lidhëse dhe thyeji muret ndarëse!", duke shpresuar se bashkpunimet ndërkomunale do të sjellin të mira dhe dobi për të gjithë qytetarët.
 |
Zyra për informim e Komunës së Tearcës
Posted on Octomber 06, 2023