Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” vizitoi Komunën e Tearcës
Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari, vizitoi Komunën e Tearcës, ku zhvilloi takim pune me kryetarin e komunës së Tearcës, z. Nuhi Nezirin.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin midis të dy institucioneve, aktivitetet e planifikuara nga Parku kombëtar “Mali Sharr” për ruajtjen e natyrës, në vendet ku ka nevoj për intervenime të merren masat e duhura, për evidentimin dhe rregullimin e statusit të objekteve që gjenden në zonën e parkut, dhe ide për zhvillimin e turizmit nëpërmjet objekteve ekzistuese dhe rikonstruimin e të njëjtave.
U diskutuan shumë probleme me të cilat përballemi ne dhe banorët tanë në territorin e parkut kombëtar, si dhe mundësia e bashkëpunimit në të mirë të banorëve nga vendbanimet që kufizohen me Parkun Kombëtar “Mali Sharr”