NJOFTIM

 

Mbrëmë më date 05.07.2023, nga reshjet e shumta të shiut u shkaktuan vërshime në disa fshatra në teritorin e komunës së Tearcës, të përfshira ishin më tepër vendbanimet e f.Tearcë dhe f.Neproshten. Komuna e Tearcës ka qenë gjatë gjithë kohës në teren, në koordinim me Shtabin e emergjencës pranë komunës së Tearcës, Ndërmarjen publike komunale Higjiena-Tearcë, Shërbimin e zjarrfikësve -Tetovë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, njësija Tetovë, EVN-Tetovë, Stacionin policor nëTearcë dhe Bashkësitë lokale në teritorin e komunës së Tearcës. Të gjithë së bashku kemi arritur të intervenojmë në pikat më emergjente duke pastruar shtëpitë, rrugët, rrugicat dhe lumin në f.Neproshten.

Sot, Shtabi i emergjencës pranë komunës së Tearcës, bashkë me Komisionin për vlerësimin e dëmeve, mbajtën mbledhje dhe e diskutuan gjendjen aktuale, si dhe zgjedhjet e mundëshme për tejkalimin sa më të shpejt të gjendjes së shkaktuar nga vërshimet.
Në mbledhje u vendos që të kërkohet ndihmë nga Dreitoria për mbrojte dhe shpëtim njësia rajonale Tetovë, dhe nga Qendra për menaxhim me kriza, Tetovë.
Poashtu qytetarët mund të drejtohen te zyra e Arkivit të komunës së Tearcës për parashtrimin e kërkesave për dëmet e shkatuara nga vërshimet.
Faleminderojmë të gjithë institucionet dhe banorët që u angazhuan në tejkalimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Komsioni për vlerësim të dëmeve të shkaktuara është në teren dhe për masat që do të ndërmeren do të njoftoheni në vazhdimësi.
Shpresojmë të hasim në mirëkuptim nga të gjithë banorët e komunës sonë që kanë pësuar dëme.
E kaluar qoftë për gjithë banorët e komunës së Tearcës, me shpresë që kjo dukuri të mos përsëritet.

Copyright © 2021 - Komuna e Tearces · All Rights Reserved