Mbahet Seanca e dytë e Këshillit Komunal

 

Posted on November 29, 2021

Me datë 29.11.2021 u mbajt seanca e dyte e Këshillit të komunës së Tearcës nw tw cilen unanimisht u miratuapropozim/vendimin për caktimin e brezit buzë bregut të rrjedhjes së ujit për lumenjtë në atarin e komunës së Tearcës. Miratimi i kësaj iniciative i jep të drejtë Kryetarit të komunës të përpililoj elaborate me koordinata të definuara për çdo lum, për caktimin e brezit buzë bregut të rrjedhjes së ujit.

 

Në po të njëjtën seancë u miratua plotësim ndryshimi (zgjerimi) i buxhetit të komunës së Tearcës për sferën e arsimit. Me këtë zgjerim të Buxhetit për vitin 2021 u jepet mundësia SHFK “Ismail Qemali” f.Nerasht dhe SHFK ‘Asdreni” f.Gllogjë që të shfrytëzojnë mjetet e fituara si donacion nga Fondi për inovacion i RMV. Në këtë seancë të Këshillit u emëruan kryetarët dhe anëtarët e disa komisioneve të përhershme të Këshillit komunal.

 

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk