KONTROLLE GJINEKOLOGJIKE FALAS NË KOMUNËN E TEARCËS |
---|
![]() |
Nga 06 Qershor 2022 fillon me punë ambullanta mobile në të cilën do të bëhen kontrolle gjinekologjike falas për vajzat dhe gratë nga vendbanimet e komunës së Tearcës. Ambulanta mobile do të jetë e vendosur tek Stadiumi në f. Tearcë, ndërsa kontrollet do të realizohen nga mjek specialist nga Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup. Qëllimi i ambllantës mobile është të rritet numri i grave vunerabël nga zonat rurale të cilat do të bëjnë kontrolle gjinekologjike dhe të ngrihet vetëdija për rëndësinë e skriningut dhe kontrolleve të rregullta gjinekologjike. Kontrollet e regullta gjinekologjike duhet të bëhen një here në vit ose në çdo 6 muaj dhe janë mbrojtja më e mirë prej kancerit të qafës së mitrës dhe sëmundjeve tjera gjinekologjike. Puna e ambulantave mobile mundësohet me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Asociacioni i Gjinekologëve dhe Obstetërve të Maqedonisë (AGOM), Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, UNFPA Fondacioni i Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë. Për të caktuar termin për kontrollë dhe PAP test papagesë, gratë dhe vajzat e çdo moshe nga komuna e Tearcës mund të paraqiten në numrat e telefonit 070-675-399 ose 070-675-350, ndërsa terminet për kontrollë fillojnë çdo ditë pune nga 06 Qershori nga ora 09:30 dhe do të zgjasin dy javë. Nga zyra per informim e Komunes se Tearces. |