Vizitë zyrtare në Komunën Hanit të Elezit realizuar nga Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri ditën e premte me datë 18 shkurt 2022.

 

Vendosja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave të ndërsjellta dhe shumë tema tjera ishin në fokusin e bashkëbisedimit të dy kryetarëve dhe bashkëpiunëtoreve të dy komunave.

 

 

Kryetari i Komunës së Tearcës i shoqëruar nga z.Atmir Luma, shef i kabinetit dhe z. Besim Imeri, udhëheqës i departamentit për zhvillim ekonomik lokal u mirëpriten nga Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit z. Mehmet Ballazhi, z.Nezhmedin Daci, drejtor i urbanizmit dhe planifikimit hapsinor, znj.Natyra Kalisi, drejtoreshë e administratës së përgjithshme, znj.Kimete Kuka-Hasallari, drejtoreshë e shëndëtesisë dhe mirëqenies sociale dhe znj.Majlinda Kaloshi, drejtoreshë e zhvillimit ekonomik.

 

Të dy delegacionet shoshitën shumë tema të rëndësishme të vendosja dhe ngritjes së lidhjeve të bashkëpunimit me qëllim të lehtësimit dhe avansimit të projekteve të zhvillimit ekonomik, shkëmbimit të përvojave dhe aktiviteteve tjera, gjithashtu ngritën iniciativa për projekte që përfshihen në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitare me mbështetjen e programeve IPA të BE-së.

 

 

 

Në vazhdimësi të kremtimit të pavarsisë të Kosovës, kryetarët e të dy komunave bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve te “Puset e Nikës”.

 

Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk