Kryetar i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri mirëpriti zëvendës ambasadorin e Unionit Europian z. Julian Vassallo.

 

Sot me date 20.Korrik.2022, Kryetar i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri mirëpriti zëvendës ambasadorin e Unionit Europian z-ri Julian Vassallo. Në takim u diskutua për projektet e mbështetura financiarisht nga Bashkimi Europian nëpërmjet Programit të IPA dhe fondeve tjera europiane, ato çka janë në realizim e sipër si dhe projekte të cilat janë në plan për tu realizuar në të ardhmen.


Në lokacionin e punimeve u prezentua projekti i ndërtimit të sistemit për vaditje në f.Tearcë në kuadër të projektit “Sisteme vaditëse, me kosto të ulët, të pranueshme për mjedisin”. Projekti financohet nga BE nëpërmjet programeve të IPA fondeve dhe Ministërisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Prezentim kishte edhe Ministëri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z-ri Ljupço Nikolovski si dhe përfaqësuas nga firma realizuese dhe mbikëqyrëse të cilët shpjeguan detajet e projektit, si dhe punimeve në terren.


Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

 

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk