Rreth Komunës së Tearcës


Komuna e Tearcës ndodhet në pjesën veriperendimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në përbërje të komunës së Tearcës ndodhen 13 vendbanime, katër vendbanime janë kodrinoromalore, ndërsa vendbanimet tjera ndodhen në luginën e territorit të komunës së Tearcës. Vendbanimet që ndodhen në territorin e komunës së Tearcës janë fshatrat:Sllatina, Tearca, Përshefca, Gllogja, Nepreshteni, Leshka, Dobroshti, Odri, Nerashti, Brezna, Varvara, Jelloshniku dhe Përca. Komuna e Tearcës si komunë ekzistonte deri në vitin 1965 por që nga viti 1966 sipas Ligjit për organizim territorial i’u bashkua komunës së Tetovës. Komuna e Tearcës është e themeluar sërish që nga viti 1996, sipas ligjit për organizim territorial. Ajo ndodhet në pjesën veriperendimore të R.M.V. e cila përfshin një sipërfaqje prej 136.55 km² në të cilën jetojnë 17.694 banorë nga 25.638 banorë sipas regjistrimit të vitit 2021. Dendësia e popullatës rezidente në komunën e Tearcës është 129,6 banorë për km². Sipas numrit të banorëve dhe sipërfaqes që përfshin komuna e Tearcës njihet si një ndër komunat me madhësi të mesme në Republikën e Maqedonisë.

.

Për nga përbërja etnike e popullsisë Komuna e Tearcës kryesisht përbëhet prej popullatës Shqiptare (84.4%), pastaj vijojnë popullata Maqedone me (12.2%), dhe popullata Turke me (2.3%).

Copyright © 2021 - Komuna e Tearcës · All Rights Reserved