Komuna e Tearcës hap “Qendrën për diasporë” |
---|
![]() |
Duke marr parasysh vlerën dhe rëndësinë që keni në vendin amë, ju njoftojmë se, Komuna e Tearcës me kryetar Nuhi Nezirin në bashkëpunim me ministrin për Diasporë Xhemail Çupin, nënshkruajtën marrëveshje për hapjen e një Zyre për bashkëpunim mediasporën që do të quhet “Qendra për diasporë”. Kjo zyrë komunale do të ketë rol ndërmjetësues dhe do shërbejë si qendër, ku diaspora jonë do të ketë një qasje më të lehtë në informatat e nevojshme dhe udhëzime shtesë bazuar në të drejtat e tyre për procedurat e duhura pranë institucioneve kompetente, andaj banorëve të komunës sonë që jetojnë jashtë shtetit do t`u mundësohet qasje më e lehtë në infromatat e nevojshme dhe do t`u jepen udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse. Ruajtja e lidhjeve me diasporën është një rëndësi e veçantë dhe dyrt për ju do të jenë të hapura gjithmonë. |
![]() ![]() |
![]() ![]() ![]() |