Kompetencat e Kryetarit të Komunës

Kryetari zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme, të drejtpërdrejta dhe të lira me votim të fshehtë, në përputhje me ligjin për një periudhë 4 (katër) vjeçare. Kryetari e kryen funksionin e tij profesionalisht.


Kryetari i Komunës në kuadër të kompetencave të tij:

• përfaqëson Komunën;

• kontrollon ligjshmërinë e rregulloreve të Këshillit;

• publikon rregulloren e Këshillit në fletoren zyrtare të Komunës;

• siguron ekzekutimin e vendimeve të Këshillit;

• siguron kryerjen e aktiviteteve që i janë deleguar Komunës me ligj;

• inicon dhe propozon miratimin e rregulloreve në kompetencë të Këshillit;

• propozon Buxhetin vjetor dhe Llogarinë Vjetore të Buxhetit të Komunës;

• realizon Buxhetin e Komunës;

• zgjedh drejtorët e shërbimeve publike të themeluara nga Komuna, në bazë të konkursit publik;

• Informon rregullisht Këshillin për ushtrimin e kompetencave të tij në përputhje me Statutin;

• vendos në çështje administrative për të drejtat, detyrimet dhe interesat e personave juridikë dhe fizikë, në pajtim me ligjin;

• miraton Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale;

• menaxhon administratën komunale;

• vendos për punësimin, të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në administratën komunale, përveç nëse me ligj është përcaktuar ndryshe;

• siguron përdorimin e duhur dhe të ligjshëm, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e pronës në përputhje me ligjin dhe statutin dhe

• kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me këtë Statut.

•Kryetari mund të autorizojë një zyrtar menaxhues të komunës për të udhëhequr procedurën dhe për të vendosur për çështje administrative, si dhe për të nënshkruar akte.


Kryetari me konkluzion e shpall dhe e publikon rregulloren e Këshillit në “Fletoren Zyrtare të Komunës së Tearces”. Kryetari i komunës siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit.

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk