____ Informate_____ Информација___

Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri presentoi platformën e tij për të rinjtë në Komunën e Tearcës.

 

(12 Nentor 2021) Qendra për Edukim dhe Zhvillim-CED në kuadër të fushatës ‘Më dëgjo’në partneritet me Fondacionin Westminster për demokraci (WFD), organizoi panel diskutim me temë “Prioritetet e të rinjve në komunat e tyre” në komunën e Tearcës. Në kuadër të panelit, Kryetari Komunës z.Nuhi Neziri prezantoi problemet e identifikuara me të cilat të rinjtë ballafaqohen në komunën e Tearcës dhe platforma për zgjidhjen e këtyre problemeve në periudhën e ardhshme.

Nga zyra per informim e Komunes se Tearces.

Komuna e Tearcës realizon ndërtimin e parkingut te Manastiri në fshatin Leshkë.

 

(02 Prill 2021) Në ceremoninë e hapjes së parkingut në manastirin e Leshkës morën pjesë Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, Zëvendës Kryeministri Ljupço Nikollovski, Kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani, pastaj Ramiz Rexhepi (Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal), Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Zoran Dimitrovski, Ismail Vaiti përfaqësues të KOM-it dhe të ftuar të tjerë. Ndërtimi i kësaj hapësire parkimi ishte me kërkesë të Komunës së Tearcës dhe banorëve të fshatit Leshk. Komuna e Tearcës aplikoi në Byronë për Zhvillim të Balancuar Rajonal dhe Qeveria konsideroi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e këtij rajoni dhe aprovoi fondet. Tani të gjithë turistët që vijnë për të vizituar Manastirin në Leshke do të pajisen me hapësirë të mjaftueshme për parkim dhe do t’u shërbejë nevojave të spitalit special për sëmundjet e mushkërive.

Nga zyra per informim e Komunes se Tearces.

Kryetari i Komunes se Tearces realizoi takim pune me zv. Drejtorin per perkrahje financiare te zonave rruale z. Remzi Abdullahi

 

Kryetari i Komunës së Tearcës z. Isen Asani sot realizoj takim zyrtarë me zv. Drejtorin e Agjencionit për përkrahje financiare dhe zhvillim të zonave rurale z. Remzi Abdullahi. Kryetari i Komunës së Tearcës e informoj zv. Drejtorin për realizimin e punëve të deritanishme nga ana e Komunës nëpërmjet Agjencionit të lartëpërmendur. Zv. Drejtori u falemenderua për realizimin e këtij takimi, si dhe e informoji Kryetarin e Komunës me rrjedhën e punëve parapregaditore për thirrjen publike që do të hapet së shpejti në të tre komponentat për t’i dhënë impakt zhvillimit të bujqësisë dhe përmirësimit të infrastrkturës rrugore.

Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Realizohet ndertimi i salles se sportit ne fshatin Dobroshte.

 

Sot në prag të festës të 7 Marsit, Kryetari i Komunes se Tearces z. Isen Asani, bashkë me Kryetarin e Bashkimit Demokratik Për Integrim z.Ali Ahmetin, dhe funksionarë të lartë shtetërorë të pushtetit qendrorë dhe lokal përuruam hapjen e Sallës sportive ne kuadër të Shkollës Fillore “Faik Konica” - në fshatin Dobrosht!

Komuna e Tearces do te realizoj ndertimin e salles se sportit ne fshatin Sllatine.

 

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të realizojnë ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore qendrore "Eqrem Çabej" në fshatinë Sllatinë. Me 23.02.2021 në zyrën e kryetarit të komunës u nënshkruajt kontrata mes komunës së Tearcës, shkollës fillore "Eqrem Çabej" dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin dhe pregaditjet paraprake për ndërtimin e sallës sportive.

Zyra për informim e Komunës së Tearcës

Keshilli i Komunes se Tearces e miratoi propozim buxhetin e komunes per 2021.

 

 

Këshilli i Komunës së Tearcës me datë 25.12.2020 me shumicë votash e miratoi propozim buxhetin për vitin 2021. Te dhënat buxhetore janë te shpallura ne dokumentet e propozim buxhetit që mund të shkarkoni në linkun e mëposhtëm. Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

1. Предлог Бучетот на Општина Теарце за 2021 (МК) Download.

2. Propozim Buxheti i Komunes se Tearces per 2021 (AL) Download.

UNDP i jep donacion Komunes se Tearces eskavator per kryerjen e puneve ne teren. (18.12.2020)

 

 

Sot më datë 18.12.2020, Komuna e Tearcës pranoi donacion nga UNDP nji eskavatorë i cili me vendim të Këshillit të Komunës së Tearcës do ti bartet Ndërmarjes Komunale “Higjiena” për kryerjen e punëve ne teren. Komuna e Tearcës shpreh falemenderim UNDP-së për bashkëpunimin e deritanishëm. Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Komuna e Tearcës vazhdon me ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës Tetovë - Jazhincë.

 

 

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, nga sot me datë 01 shtator 2020 vazhdon me asfalitimin e pjesës së ngelur të ndërtimit të trotuarit përgjatë rrugës Tetovë – Jazhincë, nga fshati Dobrosht drejtë fshatit Odër në gjatësi prej 1.5 kilometer.

Zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Општина Теарце во соработка со Јавното претпријатие за државни патишта, од денес на 1 септември 2020 година продолжува со асфалтирање на преостанатиот дел од изградбата на тротоарот долж патот Тетово - Јажинце, од село Доброште до село Одри во должина од 1.5 километар.

Канцеларија за информирање на Општина Теарце

____ Komunikate / Соопштение____

 

 

Komunikaten mund qe ta download ketu, ndersa materialin e lendes ne linkun e meposhtem.

Известувањето можете да прочитате тука, а Предметот можете Download во слединот линк.

1. Објава на Македонски (МК) Download.

2. Komunikate ne Shqip (AL) Download.

Komuna e Tearcës pranoi Donacion nga Kompania Ecolog International

 

 

Gjatë kësaj periudhe, kur po përballemi me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19, Ecolog International vjen me një donacion që ka për qëllim t’u sjellë lehtësira shumë nxënësve që vijnë nga familjet në nevojë. Siç është e ditur tashmë, masat për parandalimin e përhapjes së virusit e sollën nevojën që arsimi të kalojë në formën e zhvillimit të procesit mësimor online. Si rrjedhojë, në mungesë të pajisjeve teknologjike adekuate shumë nxënës mbetën jashtë këtij procesi. Për t’ua mundësuar ndjekjen e mësimit online një numri të madh të këtyre nxënësve, një ekip i dedikuar i kompanisë Ecolog e projektoi këtë donacion brenda dy javësh. Për realizimin e këtij projekti Ecolog International e çmon dhe i falënderon institucionet shtetërore për kontributin e tyre duke siguruar evidencën e nxënësve që u mungojnë këto pajisje në të gjitha komunat e vendit. Në bazë të këtij informacioni u vendos që projekti të dizajnohet në mënyrë që t’i mbulojë rastet nga familjet më të rënduara sociale, duke filluar nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Manastiri, Kërçova, Ohri, Struga, Dibra, Prilepi, Kumanova, Velesi, Strumica, Gjevgjelia, Krusheva, e duke u shtrirë edhe në zonat rurale.

Nga Zyra për Informim e Komunës së Tearcës.

____ Komunikatë / Соопштение ______

 

 

 

Download ne linkun e meposhtem.

Download во слединот линк.

1. Објава на Македонски (МК) Download.

2. Komunikate ne Shqip (AL) Download.

____ Komunikatë / Соопштение ______

 

 

Download ne linkun e meposhtem.

Download во слединот линк.

1. Објава на Македонски (МК) Download.

2. Shpallja ne Shqip (AL) Download.

_______ ОБЈАВА / SHPALLJE________

Почитувани,

Во прилог следните документи јавно се објавуваат:

1.Соопштение за Јавните расправии по Нацрт извештајот за стратегиска оцена ќе се одржат во Тетово на ден 12.12.2019 во просториите на салата на советот во 12.00 часот и Гостивар на ден 11.12.2019 година во просториите на салата на советот во 12.00 часот. 

2.Нацрт извештајот за стратегиска оцена на животна средина

3.Регионален план за управување со отпад за Полошкиот регион 

 

Të nderuar,

Në vazhdim do ti gjeni dokumentet e mëposhtme të publikuara:

1.Shpallje për Diskutime publike për Propozim raportin për vlerësim strategjik do të mbahen në Tetovë më 12.12.2019 në hapsirat e sallës së këshillit në ora 12.00 dhe në Gostivar më 11.12.2019 në hapsirat e sallës së këshillit në ora 12.00. 

2.Propozim raporti për vlerësim strategjik të mjedisit jetësor

3.Plani rajonal për menaxhim me mbetjet për rajonin planor të Pollogut 

Download ne linkun e meposhtem.

Download во слединот линк.

1. Објава на Македонски (МК) Download.

2. Shpallja ne Shqip (AL) Download.

3. Draft Report Download.

4. Revised Draft Download.

 

____Komunikatë / Соопштение_____

 

 


Gjithashtu, dokumentin mundeni ta shkarkoni  Ketu


Документот можете да го видите во следниот линк  Тука

 

Komuna e Tearcës në bashkëpunim me Bashkimin Europian, investon në sisteme fotovoltaike.

Bashkimi Evropian siguroi 15.5 milion euro për zhvillimin e infrastrukturës rurale. Shuma e përgjithshme e programit, përfshirë kofinancimin nga Qeveria është 20,667 milionë euro. Programi implementohet nga Ministria e Financave dhe administrohet nga Banka Botërore.  Koordinimi i projektit bëhet nga ana e komunës së Tearcës.
Ministria e Financave në kuadët të MSIP projekit ka ndarë një pjesë të fondeve të parashikuara në program, në përputhje me donatorin dhe administratorin e grantit, për furnizimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike në objektet publike komunale.
Komuna e Tearcës është  përfitoi nga ky grant dhe sistemet fotovoltaike u instaluan në këto tre objekte:

  • Objekti administrative i komunës së Tearcës,
  • Objekti i ri SH.F.K. “Kiril Pejçinoviq” – Tearcë,
  • Objekti i shkollës periferike SH.F.K. “ Faik Konica” –  Odër.

Me furnizimin dhe instalimin e sistemeve fotovoltaike do të bëhen kursime të konsiderueshme të energjisë elektrike në këto objekte publike, të cilat do të zvogëlojnë drejtpërdrejt shpenzimet e komunës. Në të njëjtën kohë, ky projekt do të mundwsoj rritjen e numrit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë të përdorura në përputhje me përpjekjet strategjike të Qeverisë për inkurajimin e përdorimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Realizues i punimeve KMG EOL Kvazar – Shkup.

Nga zyra per informim e Komunes se Tearces.

____Komunikatë / Соопштение_____

 


Gjithashtu, dokumentacionin mundeni ta shkarkoni  Ketu


Документацијта можете да го видите во следниот линк  Тука