Kancelari Evropian për Organizatën Botërore të Ambasadorëve (WOA) zotri Giuseppe Prete në komunën e Tearcës

 

Kancelari Evropian për Organizatën Botërore të Ambasadorëve (WOA) zotri Giuseppe Prete në shoqëri të këshilltarit Jacopo Dozio dhe bashkëpunëtorit të tij Alfio Colavecchio, ishin për vizitë në Komunën e Tearcës për fillimin e procesit të paktit të miqësisë dhe binjakëzimit në emër të dialogut sistematik ekonomik, social, kulturor.

 

Në kontekst të tillë, veçoritë e Maqedonisë dhe e zonës së Tetovës, pra, duke përfshirë edhe Komunën e Tearcës, është e mundur të zbatohet, me një përfitim të konsiderueshëm përsa i përket ndikimit social, profesional dhe modernizimit të tregut, programet bashkëpunuese në fusha kualifikuese si prodhimi agro-ushqimor, me prirje të veçantë për frutat e vogla dhe produktet e qumështit, përpunimin e drurit, zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë alternative dhe tradicionale, ndërtime dhe ndërtime infrastrukturore.

 

Falënderim të veçantë i shprehim z. Tahir Shabanit, ambasador i Paqes për kontributin e tij në zhvillimin dhe realizimin e vizitës së delegacionit italian në Komunën e Tearcës.

 

Copyright © 2021 - Komuna e Tearces · All Rights Reserved