Kryetar i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri mirëpriti ambasadorin francez z. Cyrille Baumgartner

 

Sot, kryetari i Komunës së Tearcës, z. Nuhi Neziri i mirëpriti ambasadorin frances z. Cyrille Baumgartner, zëvendësministren e Ministrisë së Punëve të Jashtme zonja Fatmire Isaku, zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiun, si dhe drejtorin e shkollës fillore “Asdreni” – f. Glogjë, z.Naser Nuhiu. Nikoqir të këtij takimi ishin edhe përfaqësues nga Instituti francez-Tetovë dhe Instituti francez -Shkup. Temë diskutimi ishte shënimi i festiv i Frankofonisë në shkollat e komunës së Tearcës. Mysafirët e nderuan shkollën filllore “Asdreni” - Glogjë, të cilët u pritën me një program të organizuar me rastin e ditëve të Frankofonisë.

 

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk