Vizita e Kryetarit të Komunës në Danimark |
---|
![]() |
Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri, gjatë vizitës së tij në Danimarkë,u prit në një takim miqësor nga kryetarja e Komunës së Rødovres, zj. Britt Jensen, e cila e njoftoi kryetarin për historikun e komunës, politikat komunale dhe planet e komunës në të ardhmen. Kryetari Nuhiu në fjalën e vet, poashtu njoftoi kryetaren Jenssen për aktivitetet e Komunës së Tearcës, si dhe gadishmërinë e tij për bashkëpunim me Komunën e Rødovres. |
![]() |
Kryetari Neziri njoftoi për pozitën gjeografike të Komunës së Tearcës, ku kureshtjen e kryetares zgjoi fakti, se Komuna e Tearcës është komunë rurale dhe shtrihet në Fushën e Pollogut rrëzë Malit Sharr. Duke pasur parasysh se, kryetarja Jensen është adhuruese e natyrës dhe nga fakti se ajo vjen në punë me biçikletë, i la përshtypje natyra e bukur e Komunës së Tearcës dhe me shumë dëshirë e pranoi ftesën e kryetarit të Tearcës per një vizië në një të ardhme të afërt. |
![]() |
Një falënderim i veçantë i shkon zonjushës Arbëresha Useini, asambliste e Komunës së Rødovres e cila, e mundësoi takimin në fjalë dhe të gjithë bashkatdhetarëve tanë që kontribuuan për realizimin e këtij takimi. |
![]() |