Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri me ftesë të fondacionit API (Shoqata Sipërmarrësve dhe Profesionistëve) qëndroi për vizitë zyrtare në Itali

Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri me ftesë të fondacionit API (Shoqata Sipërmarrësve dhe Profesionistëve) qëndroi për vizitë zyrtare në Itali, i ftuar nga komuna e Trevisos në kuadër të konferencës ”Zhvillimi i marrëdhënieve tregtare midis Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe zones së Ballkanit”. Ky eveniment organizohet si pjese e aktivitetit të organizatës API (Shoqata e Sipërmarëvsve dhe Profesionistëve) e cila synon të promovoj zhvillimin ekonomik, sipërmarës dhe kulturorë të kompanive dhe profesionistëve në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
Nuhi Neziri pati rastin që të prezantoj kapacitetet investuese të komunës së Tearcës në disa sfera si në bujqësi, blegtori, agroturizëm si dhe energjitë rinovueshme.

“Komuna e Tearcës është një komunë rrëzë Malit Sharr, me një infrastructure relativisht të ngritur. Kapacitetet e komunës së Tearcës për investime në bujqësi janë ndër më të mirat në rajon për shkak të pozitës gjeografike që ka, ndërsa poashtu historikisht kjo komunë njihet për kapacitet e saja për blegtori si dhe agroturizëm. Nevojat për energji të rinovueshme pa dyshim që ka krijuar nevojën e një plani afatgjatë dhe afatmesëm për t’iu përkushtuar kësaj sfere në mënyrë të veçantë” tha para të pranishmëve kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri
Neziri së fundmi shtoi se ai dhe komuna që po drejtonë janë të gatshëm të presin investitorët Italian dhe kështu të nisim një erë të re të bashkëpunimit.

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk