Kryetar i komunes së Tearcës Nuhi Neziri mirëpriti në takim pune ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski . |
---|
Kryetar i komunes së Tearcës Nuhi Neziri mirëpriti në takim pune ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikolovski së bashku me zëvendësministrin Abdulshukur Abedini, sekretarin e shtetit Rexhail Ismaili dhe drejtorin e Administratës së Ujërave. Temë diskutim ishte projekti “Sistemet ekologjike të ujitjes me kosto të ulët” , si dhe inspektimi i aktiviteteve të ndërtimit të sistemit të ri të ujitjes në Tearcë, i cili ka filluar dy muaj më parë dhe deri më tani, aktivitetet po ecin shumë mirë dhe në përputhje me dinamikën e ndërtimit. Burimi kryesor i ujit është lumi Bistrica, ujërat e të cilit do të mundësojnë ujitjen e tokës bujqësore, të cilën e kultivojnë fermerët. Ata do të kenë një përfitim të drejtpërdrejtë nga ky projekt. Nga Zyra per Informim e Komunes se Tearces. |