Energji e gjelbër, shkëmbim i praktikave të mira Fojano-Tearce.

 

Kryetari Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri në fundjavën e shkuar ishte për vizit në Itali në komunën Fojano Val Fortore në provincën e Beneventos, ku u mirëpritë nga kryetari i komunës z. Giuseppe Antonio Ruggero.
Rinovimi energjisë dhe menaxhimit të mbetjeve ishte temë diskutimi si dhe për shumë çështje me interes të përbashkët. Gjithashtu pati mundësi të vizitoj edhe vendet më karakteristike në rrethinën e Fortores në Benevento, siç ishte Kalaja Manfredi, një kështjellë në Benevento, Italia jugore, ku aktualisht ndodhet Muzeu Samnium.
"Një marrëveshje e mirë, shkëmbim kulturor ose binjakëzimi, do të jetë një rezultat shumë i frytshëm në perspektivë dhe të sjellë shumë përfitime për komunitetin dhe administratën e të dyja komunave." Ishin mesazhi thelbësor që kishte deklaruar Kryetari i Komunes Fojani z. Giuseppe Antonio Ruggero, në një intervist ditore në gazetën lokale.
Vizioni evropian mund të realizohet vetëm me integrim dhe bashkim institucional jo vetëm mes njerëzve, por edhe ndërmjet subjekteve nga pjesë të ndryshme të Evropës. Dhe rinovimi energjetik është një nga synimet që sot më shumë se kurrë janë në thelb të marrëveshjeve dhe shkëmbimit të pikëpamjeve për të gjetur zgjidhje së bashku dhe falë përvojave të pasura, theksoi z.Nuhi Neziri.
Falënderojmë miqt tanë italijan të cilët ishin nismëtar të një bashkëpunimi miqësor ndërmjet dy komunave si z. Gregorio, z.Ali dhe Alberiko Porcaro i cili në rolin kryetar të dhomës ekonomike regjionale të Beneventos mundësoi takime me shumë kapacitete ekonomike të zonës, si EDISON (prodhim të energjisë së rinovuar), Rummo (prodhim të ushqimeve brumore), e shumë të tjera, të cilët shprehën interesim të jashtzakonshëm për mundësit tregtare të vendit tonë.
Kjo vizit ishte e dobishme për të dyja palët, shpresojmë për zgjedhjen e shumë çështjeve që ka komuna jonë, si dhe përfitimet që kemi ne si komunitet.
.

 

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk