Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Komunës së Tearcës dhe Komunës së Kelesit nga Republika e Turqisë dhe Komunës së Hanit të Elezit nga R. e Kosovës.

 

Nga data 8 deri më datë 11 mars 2022 u realizua vizitë në Komunën e Tearcës nga delegacioni i shtetit Turk i kryesuar nga Kryetari i Komunës Keles të Turqisë, z.Mehmet Keskin në shoqërim nga Deputeti i zonës së Brusës Osman Mesten, këshilltarët të Komunës së Kelesit dhe të deleguar në Këshillin e qytetit të Brusës z. Mustafa Toksos dhe z.Ahmed Jasar Akbei si dhe në bashkërendim nga dy koordinatorët të qendrës kulturore Kosove në Brusës pra me z.Rexhep Gundus dhe Ridvan Basaran.

Mysafirët e nderuar u pritën nga Kryetari i komunës se Tearcës z.Nuhi Neziri në shoqërim nga deputeti i zonës dhe komunës sonë z. Bejxhan Iljaz, njëkohësisht është edhe Kryetar i Partisë Demokratike Turke në R. e Maqedonisë së Veriut si dhe nga bashkëpunëtorët tanë si z.Shenasi Memeti udhëheqës i departamentit për Finansa, Besim Imeri udhëheqës i departamentit të zhvillimit ekonomik, Muhamet Rexhepi, përgjegjës për arsim si dhe Merita Elmazi përgjegjëse e furnizimeve publike.
Përveç pjesës protokollare në bashkëbisedim mes të dy delegacioneve u shoshitën shumë tema me rëndësi të veçantë veçanërisht në arsim dhe në veprimtaritë prodhuese në të dy komunat në fushën e bujqësise, blegtorisë, pemëtarise, turizmit si dhe shumë shkembime të përvojave dhe projekteve të përbashkëta për në të ardhmen.

 

 

Me datë 9 mars 2022 në vazhdën e takimeve të programuara si dhe në koordinim paraprak u realizua takimi i kthimit nga komuna Hani i Elezit nga Republika e Kosovës. Pas takimit të parë mes Kryetarëve të dy komunave të mbajtur më 18 Shkurt 2022 në Komunën e Hanit të Elezit, dhe pas bisedave që zhvilluan në vijimësi Kryetari i Komunës së Tearcës z.Nuhi Neziri, sot mirëpriti delegacion nga Komuna Hani i Elezit, të udhëhequr nga Kryetari i Komunës z.Mehmet Ballazhi së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, z.Nexhmedin Daci dhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, znj.Majlinda Kaloshi.

 

Ky bashkëpunim ndërkufitar mes të dy komunave, sot u kurorëzua me nënshkrimin e një Memorandumi për Bashkëpunim, me qëllim të lehtësimit dhe përparimit të projekteve me karakter të zhvillimit ekonomik, si dhe konkurimin në kuadër të programeve të IPA fondeve nga BE.

 

 

 

Duke shfrytëzuar praninë e të dy delegacioneve mysafire si ajo nga R. e Turqisë dhe nga R. e Kosovës, në një atmosferë shumë vëllazërore mes Komunës së Tearcës si nikoqire dhe Komunës se Kelesit nga R.Turqisë si dhe Komunës së Hanit të Elezit nga R.e Kosovës u realizua takimi trilateral mes të gjithë përfaqësuesëve në përbërje të plotë të përfaqësimit të tyre. Me shpresë se ky fillim i bashkëpunimit ndërkomunal do sjellë të mira dhe dobi për të gjitha palët pjesëmarrëse jo vetëm në planin regjional poashtu edhe në atë mediteran.

 

"Ndërto ura lidhëse dhe thyeji muret ndarëse!", kjo është motoja që Komuna e Tearcës do të ndjek sa herë që të bëhet fjalë për të bashkëpunuar me të tjerët e që do të kontribuon në të mirën e komuniteteve e Komunave.

 

Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës.

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk