Kryetari z. Nuhi Neziri realizoji takim pune me Kryetarin e Komunës së Çairit z. Visar Ganiu.

 

Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri realizoji takim pune me Kryetarin e Komunës së Çairit z. Visar Ganiu. Në këtë takim pune u bisedua për vendosjen e një bashkëpunimi të fuqishëm mes Çairit dhe Tearcës.
Të dy Kryetarët e Komunave vendosën si prioritet se banorët e këtyre dy komunave do t’i sjellin më pranë njëri tjetrit, që të ndikojë në përmirësimin e mirëqenies së tyre edhe përmes realizimit të projekteve të përbashkëta. Komuna e Tearcës, dhe Kryetari i saj z. Nuhi Neziri gjithmonë janë dhe do të vazhdojmë të jenë të gatshëm dhe të hapur për të vendosur raporte të mira bashkëpunimi me komunat e tjera në mbarë vendin, por edhe më gjerë.

Nga zyra për informim e Komunës së Tearcës. (18.01.2022)

Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk