Donacion për SHFK"Faik Konica"f. Odër

Në ambientet e SHFK "Faik Konica" në f. Odër, kryetari i Komunës së Tearcës, z. Nuhi Neziri, i shoqëruar nga përgjegjësi për arsim, përfaqësues të shoqatës LDS Charity- Daron & Karen Haddock, si dhe z. Muhaedin Bela, mik i dy paleve, vizituan ambientet e shkollës, ku janë montuar dritare të reja në këtë objekt shkollor. Ky investim do krijojë kushte më të favorshme për kursim të energjisë dhe ambiente më të ngrohta.
Kryetari i Komunës falënderoi miqtë tanë amerikanë për ndihmën e ofruar, me shpresë se ky bashkëpunim i ndërsjellë do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë.

Sipas planit dinamik, në këtë objekt do vazhdohet me investime të tjera, konform nevojave emergjente.
Komuna, në shenjë respekti donatorëve u ndau nga një dhuratë modeste.

Nga zyra për informim
Komuna e Tearces www.TEARCE.gov.mk