Këshilli i komunës

Këshilli i komunës së Tearcës është institucioni më i lartë vendimmarrës në komunë.Kryetari i Këshillit zgjedhet nga rradhët e anëtarëve të Këshillit me propozim të Komisionit kandidues. Kryetari i Këshillit kujdeset për organizimin e punës së Këshillit; për zbatimin e Rregullores së Këshillit; për sendërtimin e të drejtave të anëtarëve të Këshillit; për zbatimin e parimit për punë transparente të Këshillit, etj. Ai i nënshkruan Vendimet dhe aktet e Këshillit dhe më pas ia dorëzon Kryetarit të komunës për shpallje dhe proklamim.
Këshilli i komunës së Tearcës përbëhet nga: BDI-8 këshilltarë; PDSH-6 këshilltarë; DR-1 këshilltarë; VMRO-DPMNE-2 këshilltarë; LSDM-1 këshilltarë dhe PDT-1 këshilltarë.
Këshilli vendos me shumicë të votave nga anëtarët e pranishëm në të, së paku me një të tretën e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit. Statuti, buxheti, llogaria përfundimtare e buxhetit dhe rregullorja e punës së Këshillit miratohen me shumicë të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit.
Organet e komunës së Tearcës gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre sjellin akte të përgjithshme dhe akte të veçanta.
Me aktet e përgjithshme në mënyrë burimore rregullohen marrëdhëniet, të drejtat dhe obligimet e qytetarëve dhe personave juridik në suaza të kompetencave të komunës.Ata përmbajnë norma të përgjithsme juridike që kanë të bëjnë me numër të pakufizuar të rasteve.
Organet e komunës së Tearcës sjellin edhe akte të veçanta kur vendosin në procedurë administrative ose kur bëhet zgjedhje apo emërim i personave, si dhe raste të parapara me ligj ose dispozitë tjetër.
Procedura për miratimin e akteve të përgjithshme fillon me paraqitjen e propozimit për miratimin e aktit të përgjithshëm. Propozim për miratimin e aktit të përgjithshëm mund të japin: anëtarët e Këshillit; trupat punuese të Këshilli dhe 10% zgjedhës nga komuna.
Rregullat, vendimet dhe aktet tjera të Këshillit shpallen në “Fletoren zyrtare të komunës së Tearcës”.
Qytetarët në çdo kohë mund të parashtrojnë kërkesë dhe të marrin informatat e duhura lidhur me miratimin dhe ekzekutimin e akteve të përgjithshme dhe të veçanta.