Infrastrukturë

Vendosja e bekaton pllakave te rruga e vjetër e quajtur ”rruga e Shkupit”. Vendbanimi
Përshefc. Financuar nga Komuna e Tearcës dhe kontribut i banorëve.

 

 


Rekonstruktimi i rrugë
dhe rregullimi i murrit
në v.q. ”Uji i tharrët”,
në Sllatinë. Kofinancim:
Komuna e Tearcës dhe
kontribut i banorëve.

 

Rregullimi i kanalit për
ujërat atmosferik te
stacioni, në Sllatinë.
Financuar nga Komuna
e Tearcës..

 

 

Vendosja e gypit prej
plastike afër shitores
”Vegeta”, në Sllatinë.
Financuar nga Komuna
e Tearcës.

 

 

 

.....................................................................................................

 



Lokacioni

 

Lidhje

 

Profili i komunës

Komuna e Tearcës ndodhet në pjesën veri-perendimore të Republikës së Maqedonisë, rrëzë Malit Sharr, duke përshirë një pjesë të madhe të fushës së Pollogut.
Në perëndim komuna e Tearcës kufizohet me Republikën e Kosovës, në jug me komunën e Tetovës, ndërsa në veri-lindje me komunën e Jegunovcës.
Deri më vitin 1965 në kuadër të komunës së Tearcës ishte e përfshirë edhe komuna e tanishme e Jegunovcës (së bashku me Vratnicën).
Me organizimin territorial të komunave të vitit 1966 komuna e Tearcës iu bashkua komunës së Tetovës, ndërsa me ndryshimin e ligjit në vitin 1996, kjo komunë u mëvetësua.
Në përbërje të komunës së Tearcës bëjnë pjesë këto trembëdhjetë vendbanime: Nepreshten, Leshkë, Sllatinë, Varvarë, Tearcë, Breznë, Përshefcë, Gllogjë, Jelloshnik, Dobrosht, Odër, Përc dhe Nerasht.
Vendbanimet:Varvarë, Breznë, Jelloshnik dhe Përc, janë vendbanime kodrinoro-malore, ndërsa fshati Nerasht shtrihet në pjesën e djathtë të rrugës regjionale R-405, në pjesën fushore.
Selia e komunës ndodhet në fshatin e Tearcës, e cila paraqet qendër administrative, kulturore dhe ekonomike të kësaj pjese të Pollogut të Poshtëm me sipërfaqe të përgjithshme prej 138,12 km² dhe gjithsejt 22.454 banorë, nga nacionalitete të ndryshme, edhe atë: shqiptarë 18.950 banorë (84.39%), maqedonas 2.739 banorë (12.20%), turq 515 banorë (2.29%), romë 54 banorë (0.24%), serb 7 banorë (0.03%) dhe të tjerë 167 banorë (0.74%). Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 komuna ka 5.095 familje, gjegjësisht 5.480 shtëpi (banesa).
Në kuadër të komunës së Tearcës funksionojnë 5 shkolla fillore qendrore, edhe atë: Sh.f. “Eqrem Çabej”-Sllatinë; Sh.f. “Asdreni”-Përshefc; Sh.f. “Faik Konica”-Dobrosht; Sh.f. “Ismail Qemali”-Nerasht dhe Sh.f. “Kiril Pejçinoviq”-Tearcë, si dhe 3 shkolla fillore periferike në fshatrat Neproshten, Leshkë dhe Odër.

Kulturën në komunën e Tearcës e përfaqësojnë disa shoqëri kulturo-artistike, si:SHKA“Ismail Qemali”-Nerasht; SHKA“Vëllazërimi”-Sllatinë; SHKA“Jehona”-Përshefc dhe SHKA “Teuta”-Tearcë