Kryetari i komunës


Isen Asani është lindur më 20 Janar 1967 në fshatin Dobrosht, komuna e Tearcës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme në Tetovë. Studimet për histori i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, periudhë e cila njihet me demonstrata studentore kundër okupatorit serb. Isen Asani që atë kohë u dëshmua si një prijës i ardhshëm, duke qëndruar ballë për ballë me shokët e tij të idealit kundra forcave barbare serbe dhe duke dalë fitimtarë.

Pas përfundimit të studimeve, Isen Asani, kthehet në fshatin e tij të lindjes, në fshatin Dobrosht. Si i sapodiplomuar, inkuadrohet arsimtar i historisë pranë shkollës fillore së fshatit ‘’Faik Konica’’, ku pati edhe përvojën e parë akademike. I ri në moshë, por i përgatitur tej mase profesionalisht, vendosi të le punën e mësuesit në shkollën fillore të fshatit, për të filluar me punë në shkollën e mesme profesionale të qytetit të Tetovës ‘’Mosha Pijade’’, ku edhe aktualisht punon si profesor i historisë.

Ishte viti 2000, kur nisi edhe lufta çlirimtare në Maqedoni, ku do të sprovoj edhe patriotizmin e tij të vërtetë. I etur për triumf dhe liri, Isen Asani, menjëherë u rreshtua në radhët Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) ku më pas, falë aftësive të tija të strategu mendjemprehtë, ai do të emërohet edhe komandant i zonës. Gjatë luftës së 2001-shit, zona ku Isen Asani ka vepruar ushtarakisht, ka qenë njëra nga zonat më të sigurta dhe më të mbrojtura nga agresori sllav.

Pas përfundimit të luftës në Maqedoni, ai kyçet në strukturat udhëheqëse të fshatit, duke u zgjedhur kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Dobrosht dhe duke qëndruar në këtë post për 4 vite resht. Aftësitë e tij për të menaxhuar me punët e qeverisjes lokale vihen në pah kur si kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit arrin të siguroj fonde të ndryshme me vlerë prej dhjetëra e dhjetëra mijëra dollarësh nga UNDP, USAID dhe organizata tjera për zhvillimin e bujqësisë, infrastrukturës, kanalizimit, apo ujërave në nivel të fshatit.

Isen Asani është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në fshatin e tij të lindjes, Dobrosht. Aktualisht, përpos ushtrimit të profesionit si profesor historie, ndjek edhe studimet e magjistraturës në Universitetin e Tetovës, për ‘’Histori të Diplomacisë’’. Isen Asani është kandidat për kryetar të Komunës së Tearcës, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ky është angazhimi i tij i parë në politikë.
Nga viti 2009 - 2012 ushtron postin e kryetarit te komunes ne Tearce.
Adresa zyrtare elektronike e tij është: isen.asani@gmail.com